Ka shkuar në 22 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm i së shtunës mbrëma në Turqi, derisa ekipet e shpëtimit vlerësojnë se janë edhe rreth 22 persona tjerë të ngujuar nën rrënoja të ndërtesave të shembura.

Tërmeti i shkallës 6.8 lëkundi mbrëmë provincën Elazig, rreth 550 km në lindje të kryeqytetit Ankara, e u pasua nga më shumë se 390 goditje të mëpasme, 12 nga të cilat ishin të shkallës mbi 4, raporton Reuters.

Tetëmbëdhjetë persona vdiqën në Elazig dhe katër të tjerë në provincën fqinje Malatya, ka thënë Autoriteti turk i Fatkeqësive dhe Emergjencave, duke shtuar se 1,031 të tjerë janë lënduar, transmeton Koha.net.

Veritas.com.al/