Nga: Laert Skiro/

Humorin e Ngjelës po e quajëm ‘i zi’ sepse ka lidhje me kohën shumë tragjike te jetës së tij, me burgun 15 vjet në Spaç. Kështu sikurse edhe thirrja luftë “për çlirimin e vendit’ që bëri Basha i PD sot, në njëfarë mënyre ka lishje me burgun. Vetë zoti Basha, i thërritur si i pandehur në një çeshtje penale të rëndë që i ka metastazat nga Shqipëria në Amerikë dhe nga Rusia në Skoci, ka nisur të bërtasë ‘luftë për çlirimin e vendit’ nga qeveria Rama.

Ka edhe një lidhje tjetër akoma më të nxehtë mes dekkaratës së Ngjelës në burgun komunist, me Bashën që pritet të burgoset demokratikiaht:

Ngjela, avokati dhe konstitucionalisti që njohim, doli nga burgu aty nga janari 1991, pas krijimit të pluralizmit politik. Rrinim dhe bisedonim gjatë me avokatin e dalë në liri. Humori i tij ishte akoma i zi. Por një gjë nuk ia falte vetes nga aktet në burg.

“Me bënë hetuesi dhe më dhanë dënim të dytë sa kohë isha i dënuar në burg’ tregon. Hetuesi i kishte nxjerrë ujët e zi, dhe më në fund i kishte bërë pyetjen standard: “A keni gjë të fundit për të thënë?’

– Po- tha Spartaku, dhe u ngrit më këmbe: ‘Për një Shqipëri të lirë!

Hetuesi mbylli dosjen me moskokëqarje, dhe duke u ngritur tha “Shqiperinë të lirë e kemi!’ Erdhi gardiani dhe e dërgoi të ridënuarin në qeli…

Luli pas tre dejadash bën të njëhtin humor të zi! Ai bën thirrje, akoma pa pranga, për luftë “qe të çlirojmë vendin!’ Vendi ynë është i lirë, demokratik, anëtar i NATO dhe në prag të negociatave për në BE- të gjithë e dinë botërisht.

Edhe nervozizmi i Bashës ka lidhje me një atmosferë burgu. Të hënën kur të paraqitet në Prokurori, nëse nuk harron, do të thotë “për çlirimin e vendit’. Por prokurori mund t’i thotë se “të lirë e kemi vendin”.

Dhe pastaj prokurori të largohet e Luli të vuajë dënimin, që krahasuar me Ngjelen, i bëhen më pak vite burg, rreth 8- minimumi. Po militantët e nxehtë që paguhen nga Basha sot, a do ta vizitojnë vallë si ‘hero i lirisë’?

VERITAS.COM.AL/