Policia e Tiranës është njoftuar rreth orës 11:15 minuta të ditës së sotme për një pako të dyshimtë në parkingun e qendrës tregtare “Kristal” në rrugën “Medat Shtylla”.

Sipas njoftimit të marrë, pakoja është e mbështjellë me letër natriban.

Dyshohet se brenda saj mund të ketë lëndë shpërthyese.

Aktualisht është bërë evakuimi i personelit dhe klientëve nga kjo qendër.

Policia dhe forcat xheniere kanë ngritur një perimetër sigurie dhe po punojnë për sqarimin e çështjes.