Është hera e dytë që deputetin dhe sipërmarrësin e njohur Tomë Doshi, e akuzojnë me të njëjtën akuzë “fshehje pasurie”. Në fakt kësaj here e Prokuroria e bën vetëm pse deputeti Doshi ndodhet në fushatë elektorale dhe po kërkon përsëritjen e mandatit në Shkodër nën siglen e PSD.

Deputeti  Tom Doshi, i shoqëruar nga avokati i tij ka deklaruar sot se akuza e dytë që ka ngritur ndaj tij Prokuroria ‘është tendencioze’ dhe bëhet pikërisht në mes të fushatës zgjedhore.

Pasi doli nga Prokuroria, Doshi tha se në tre ditët e fundit, kur mbusheshin dy vjet nga hetimi i parë ndaj tij dhe çështja duhet të mbyllej, atij i bëhet thirrje në Prokurori me një akuzë tjetër “pë fshehje pasurie”.

“Kjo dihet që ishte tendencioze. U bënë dy vjet. Më datën 10 qershor të vitit 2015 ka filluar hetimi dhe më datë 10, pas tre ditëve, përfundon afati që sipas ligjit, prokuroria duhet të mbyllte hetimet. Dhe sot u komunikua akuza.

Kjo bëhet për zgjedhjet, por unë një mesazh edhe për elektoratin: Të rrinë të qetë, asgjë nuk kam me ligjin. Unë do të vij në Parlament prapë dhe prokuroria me të gjitha këto akuza që ka bërë, do të bien poshtë në gjykatë.

Asgjë nuk më pengon, madje më rritet mbështetja më shumë dhe unë pretendoj të marr tre deputetë në Shkodër,  jo një –  se ardhja ime është e padiskutueshme. Unë mbështes kryeministrin Rama, asnjë ofertë tjetër nuk kam.

Veritas.com.al/