( Ishulli Zakynthos para një ore)

Brenda një ore, tre tërmete të fuqishëm goditën ishujt e detit Jon. Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, por u ndje deri në Athinë, si dhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Në panik banorët e ishullit grek Zakinthos, ku raportohet per dëme materiale dhe ndërprerje totale të energjisë elektrike. Nuk ka akoma të dhëna për të plagosur.

Edhe në Tiranë dhe disa qytete të vendit tonë janë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit, sidomos në jug të vendit.

Lëkundjet e tërmetit  filluan nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare. Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.8 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2 ballë.

Veritas.com.al/

Screenshot 3