( FOTO: Presidenti i rrethuar nga  Secretari i Shtetit Rex Tillerson (Majtas) dhe Ambasadore e SHBA në OKB,  Nikki Haley në resortin e tij të golfit  Bedminster, New Jersey)/

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut që të presë turbullira “shumë shumë të mëdha” në qoftë se ndodh diçka në ishullin Guam të terirtorit të Shteteve të Bashkuara.

Duke folur nga resorti i tij i golfit në Bedminister, Neë Jersey, ai premtoi se territori do të jetë “shumë i sigurt, më besoni mua”.

Zoti Trump tha se Koreja e Veriut mund të përballet me sanksione të mëtejshme “sa më të forta që mundet”.

Më vonë ai foli mbi presidentin Kinez, Xi Jinping, i cili bëri thirrrje për zgjidhje paqësore- sipas Televizionit Kinez.

Presidenti bëri thirrje për ‘pjesmarrje të rëndësishme” që të ndalojmë dhe të shmangim fjalët dhe veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionet, raporton Televizioni Shtetëror, duke shtuar se është në interes si të Kinës edhe të Shteteve të Bashkuara që gadishulli iKorean të çmilitarizohet nga armatimi bërthamor.

Shtëpia e Bardhë tha se të dy palët ranë dakord që Koreja e Veriut të ndalojë “sjelljet provokative dhe përshkallëzuese”.

“Kemi shpresë se kjo do të funksionojë”- tha zoti Trump.

“Askush më shumë se Presidenti Trump nuk e do zgjidhjen paqësore”- shtoi Shtëpia e Bardhë.

Veritas.com.al/