Ndërsa fliste të Martën, Presidenti Trump reagoi ndaj raketës  që Koreja e Veriut lëshoi në detin e Japonisë. Presidenti tha se situata do të jetë nën kujdes dhe se kishte një ‘diskutim të gjatë’ mbi çështjen me Sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.

Trump tha “Siç ju ndoshta keni dëgjuar, dhe disa nga ju kanë raportuar, një raketë është lëshuar vetëm pak më parë nga Koreja e Veriut. Unë do t’ju them vetëm se po tregojmë kujdes për këtë.  Kemi gjeneral Mattis në sallë me ne dhe ne kishim një diskutim të gjatë rreth kësaj. Është një situatë që ne po e trajtojmë”.

Veritas.com.al/