Nga: Fox News/

Shtëpia e Bardhë, në një letër të zjarrtë, thotë se Trump nuk do të marrë pjesë në seancën dëgjimore mbi impeachmentin të Magjistraturës se Dhomes
Shtëpia e Bardhë njoftoi në një letër të zjarrtë të dielën në mbrëmje se Presidenti Trump dhe avokatët e tij nuk do të marrin pjesë në seancën e parë degjimore të Impeachmentit të Komisionit Gjyqësor të Dhomës, planifikuar për të Mërkurën – madje akuzuan kryetarin Demokrat të panelit, Jerry Nadler, për “caktimin” me qëllim të procedimit kur Trump do të jete duke marre pjesë në takimin e liderëve të NATO-s në Londër.

Presidenti është planifikuar të jetë në takimin për 70 vjetorin e NATO-s te 3-4 dhjetorit. Letra me pesë faqe erdhi ndërsa shumica Demokrate e Komitetit të Inteligjencës së Dhomës po përgatitej të aprovonte një raport të martën që do të përshkruaje akuzat e mundshme për korrupsion ose “krime të larta dhe keqbërje “, standardi kushtetues për impeachmentin. Pas pranimit të raportit, Komiteti Gjyqësor do të përgatisë akuzat aktuale.

“Ky hetim i pabazë dhe shumë partizan shkel të gjitha precedentet e shkuara historike, të drejtat themelore të procesit të rregullt dhe drejtësinë themelore,” shkroi këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone, duke vazhduar sulmin e Krahut te Djathtë mbi formën procedurale të procedimit të impeachmentit.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.