Kryeministri Ramush Haradinaj ka njoftuar se pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë babai i tij, Hilmi Haradinaj. Varrimi i të ndjerit, siç bëri të ditur Kryeministri, do të bëhet të hënën.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Të dashur miq,

Ju njoftoj se sonte, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë babai ynë, Hilmi Haradinaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën, më   18 Qërshor ora 14, në Gllogjan”.