Kështu e kanë quajtur sot mediat amerikane: “Rregullator i Botës”, David Rokfeler.

Disa breza njerëzorë, erdhën dhe u larguan me emrin misterioz “Rokfeler”, nga një herë pa e ditur çfarë ishte, veçse i famshëm. Shqiptarët e zbuluan “Qendrën Rokfeler” në New York kur zbuluan Amerikën pas viteve ’90.

Sot miliarderi dhe bankieri David Rockfeller ka vdekur në moshën 102 vjeçare në shtëpinë e tij në Pokantikos Hills,- ka bërë të ditur familja e tij.

David Rockefeller ishte më i riu nga gjashtë fëmijët e John Rockfeller dhe i fundit nga gjenerata e Rockfelerëve. Ai ka qenë në krye të familjes më të fuqishme në botë dhe pas vdekjes së vëllezërve dhe motrave të tij ka mbetur “rojtar” i pasurisë dhe njeriu me bizneset më të mëdha në planet.

Pasurinë e tij prej 3 miliardë dollarë ia la trashëgim nipit të vetëm.

Veritas.com.al/