Prokurorët suedezë i kanë vënë emër njeriut për të cilin thuhet se vrau ish kryeministrin suedez Olof Palme në vitin 1986, duke i dhënë fund misterit.

Ata thanë se vrasësi i Olof Palme ishte Stig Engstrom, një projektues grafik i njohur si “Man Skandia” i cili vrau veten në vitin 2000.

Si rezultat prokurorët po mbyllin hetimet për vdekjen e Palme, tha Kryeprokurori Krister Petersson.

Palme u qëllua në pjesën e pasme, ndërsa po shkonte më këmbë në shtëpi që nga kinemaja, bashkë me gruan e tij, në Stokholm.

Ai kishte dalë i vetëm, duke e lënë pushim ekipin e tij të sigurisë për atë ditë. Atentati ndodhi në rrugën më të ngarkuar të Suedisë dhe më shumë se një duzinë dëshmitarë panë një burrë që gjuante me armë  para se të linte vendin e ngjarjes.

Djali i Palme, Marten, i tha radios Suedeze se ai besonte se prokurorët kishin arritur në përfundimin e duhur dhe kishin të drejtë ta mbyllnin çështjen.

Mijëra njerëz janë intervistuar për vdekjen e Palme. Një kriminel i zakonshëm u dënua për vrasjen, por vendimi gjyqësor u rrëzua më vonë.

VERITAS.COM.AL