Gazeta Telegraf e Tiranës ka botuar para tre ditësh një pjesë të kabllogrameve të Wikileaks, në të cilat ka “rrjedhur” korrespondenca mes Clinton, sekretare e Shtetit e Shteteve të Bashkuara dhe George Sorros, multimiliarder amerikan i përfolur shumë se ka gisht në qeverisjen e Shqipërisë duke përdorur marionetat e tij në vend.

Gjatë kohës që ishte sekretare e Shtetit, Hillary Clinton mori një këshillë për politikë të jashtme nga miliarderi liberal George Soros, thuhet në publikimet e WikiLeaks-it.

Në një email me temën “Trazirat në Shqipëri” që i ishte dërguar Clintonit në janar të vitit 2011, Soros informoi diplomaten më të lartë të vendit në atë kohë se dy gjëra duhet të bëhen urgjentisht në lidhje me situatën në Shqipëri, transmeton KosovaPress.

Më poshtë do të gjeni një pjesë të email-it që i dërgoi George Soros, Clintonit:

 “E dashur Hillary,

Një situatë e rëndë është krijuar në Shqipëri që kërkon vëmendje urgjente në nivele të larta nga ana e qeverisë amerikane. Sikurse mund ta dish një protestë e opozitës në Tiranë të premten përfundoi me vdekjen e tre njerëzve dhe shkatërrim prone.

Ka shqetësime serioze për protesta të mëtejshme lidhur me një anti-miting që pritet të organizohet nga partia qeverisëse të enjten si dhe një ngjarje tjetër e opozitës dy ditë më pas për të përkujtuar viktimat.

Mundësia që dhjetëra mijëra njerëz të dalin nëpër rrugë në një mjedis politik tashmë të ndezur, vë në rrezik rikthimin e rendit publik dhe procesin e brishtë demokratik të vendit.

Sillni peshën e plotë të komunitetit ndërkombëtar të mbajnë kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama për të parandaluar demonstratat e mëtejshme dhe të zbusin deklaratat publike, si dhe të emërojë një zyrtar të lartë evropian si ndërmjetës.”