Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë me dije përmes një postimi në Twitter se ka zhvilluar një bisedë me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

 Gjatë bisedës, shtoi Zelensky, u fol për luftën kundër pushtuesve rusë.

Ndër të tjera, ai deklaroi se u diskutua edhe për punën e përbashkët në kuadër të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në përmbyllje, Zelensky falënderoi autoritetet shqiptare për ndihmën praktike dhe mbështetjen në këtë kohë të vështirë.

“Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, theksoi kreu i shtetit ukrainas.

Më herët, kryeministri Rama bëri me dije se Shqipëria ka shprehur gatishmërinë e saj për të mirëpritur refugjatë ukrainas.

Ai sqaroi se kjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë, si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij kombi.

“Siç e thashë në këtë situatë, çështja e këtyre njerëzve do jetë në vëmendje të shumë vendeve”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.