(FOTO: Donald Trump në një miting në Michigan)

Nga Erza Dulis/

Frank Luntz, një nga kompanitë e polle-ve tha të Martën pasdite se kandidati Republikan, Donal Trump mund të ketë realisht shansin që të fitojë shtetin e Michiganit në zgjedhjet totale presidenciale.

“Pjesëmarrja në votime e klasës punëtore duket shumë më e lartë se sa pritej”, shkroi Luntz në Twitter.

Deklarata e Luntz është e kundërt me atë çfarë vetë ai tha dje, se Trump nuk mund të fitojë, pasi nuk ka ndodhur që një Republikan të “fitoj Michiganin që në vitin 1988”, kur George Bush shkoi në Shtëpinë e Bardhë duke  kaluar mbi popullaritetin e presidentit Reagan.

Hillary Clinton ka mbetur në zgrip në zgjedhjet në Michigan- sipas burimeve.

/ Veritas.com.al/