(FOTO:  Mjekë dhe infermierë ndihmojnë kë munden në rrugë, sidomos ata me plagë më të rënda)/

Njëzetedy njerëz janë vrarë dhe më shumë se 59 të tjerë janë plagosur- sipas të dhënave deri më tani- në një sulm të dyshuar terrorist në Manchester.

Shpërthimi ndodhi në orën 22:35 të hënën pas një koncerti pop nga këngëtarja amerikane Ariana Grande.

Sekretari i Shtetit Amber Rudd tha se ishte “një sulm barbar, duke synuar qëllimisht disa nga më të prekshmit në shoqërinë tonë”. Familjarët po përdorin mediat sociale për të kërkuar të afërmit e humbur, përfshirë fëmijët, të prekur në këtë incident.

Partitë politike kanë pezulluar fushatën përpara zgjedhjeve të përgjithshme.

Kryeministrja Theresa May ka njoftuar se do të kryesojë një takim emergjent të qeverisë në orën 09:00. “Të gjitha mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e atyre që janë prekur”, tha Theresa  May. Korrespondenti i BBC për çështjet e brendshme, Daniel Sandford, tha se oficerët e lartë kundër terrorizmit po grumbulloheshin në Londër.

Raportet e pakonfirmuara nga dy zyrtarë amerikanë të paidentifikuar thonë se sulmi ishte kryer nga një sulmues  vetëvrasës.

/Veritas.com.al/

Manchester explosion

Young concert-goers