I gjithë personeli i Ambasadës së Serbisë në Shkup sot është tërhequr për konsultime në Beograd.

Një dokument me përmbajtje tërheqjen e diplomatëve të vendit,  ka marrë Ministria e Jashtme e Maqedonisë, por në të nuk janë theksuar arsyet e tërheqjes së diplomatëve serbë, shkruan Alsat.

Nga MPJ-ja thonë se në komunikim me palën serbe po tentojnë të mësojnë arsyet e një hapi të këtillë. Sipas konventës së Vjenës, Maqedonia ka marrë masa për mbrojtjen, sigurinë dhe integritetin e Ambasadës së Serbisë në Shkup.

Veritas.com.al/