I ashtuquajturi Shteti Islamik thotë se qëndron pas sulmit të natës së vitit të ri në një klub nate në Stamboll, ku u vranë 39 persona.

Grupi që mori përsipër autorësinë e aktit barbar tha se sulmi ishte kryer nga një “ushtar heroik”.

Të paktën 600 klientë po festonin Vitin e Ri në klubin e natës “Reina” në Stamboll, të dielën, kur një i armatosur hapi zjarr haptazi mbi njerëzit.

ISIS është fajësuar për sulmet e fundit në Turqi. Turqia ka kryer disa veprime ushtarake kundër grupit të ISIS në shtetin fqinj, Siri. Grupi militant ISIS ka lidhje me të paktën sulme terroriste në Turqi vitin e kaluar.

Në një deklaratë, ISIS akuzoi Turqinë për gjakderdhjen  mbi Myslimanët përmes “sulmeve ajrore vdekjeprurëse” mbi Siri.

Orë pas ore nga sulmi mbi klubin e natës në Stamboll, po zbulohen detaje të reja. Personi i armatosur që shkaktoi tragjedinë,  sapo arriti me taksi dhe nxori nga bagazhi i makinës një armë me karikatorë të mbushur me fishekë,  shtiu 180 plumba mbi klientët.

Ai hapi zjarr pa iu dridhur dora mbi secilin që ndodhej në klub, për shtatë minuta, duke nisur me rojën e klubit dhe me agjenten e shoqërisë së udhëtimeve  që ndodheshin pran hyrjes. Të dy këta u vranë. Raportohet se personi i armatosur ka hequr pallton para se të largohej përmes kaosit që shkaktoi.

Media Turke raporton se burimet po thonë se ai ishte o nga Uzbekistani ose Kyrgyzstani.

Kërkimi për autorin e masakrës po vazhdon- tha ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu. “Shpresojmë se do ta kapim shpejt”, tha ministri.

/Veritas.com.al/