Pas miratimit në Kuvend të rezolutës për presidentin Ilir Meta maxhoranca ka një rrugë të gjatë deri në shkarkimin e tij të mundshëm.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që është duke e ndjekur seancën e sotme parlamentare thotë se maxhorancës do t’i duhen të hedhë 11 hapa deri në finalizimin e shkarkimit.
- Maxhoranca me firmat e 35 deputetëve dorëzon kërkesën për shkarkimin e presidentit gjë e cila me gjasë do të ndodhë pas miratimit të rezolutës.
- Kryetari i Kuvendit në seancën e radhës njofton Kuvendin për këtë kërkesë.
- Kuvendi ia kalon kërkesën Komisionit Parlamentar të Ligjeve.
- Komisioni i Ligjeve nis shqyrtimin e kërkesës dhe fton presidentin në seancë dëgjimore.
- Komisioni i Ligjeve harton një raport dhe ia kalon kuvendit.
- Kuvendi, në seance plenare me debat shqyrton raportin.
- Kuvendi miraton ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për presidentin. Kohëzgjatja e veprimtarisë 3 muaj.
- Në korrik pritet ngritja e Gjykatës Kushtetuese.
- Në sesionin e ri parlamentar në kuvend në shtator ose nëse thirret më herët, dëgjohet raporti i Komisionit Hetimor.
- Kuvendi me pas, bazuar në këtë raport, vendos për ta shkarkuar apo jo presidentin. Maxhorancës i duhen 93 vota për të realizuar shkarkimin.
- Votimi i parlamentit shkon për tu certifikuar nga Gjykata Kushtetuese.
Veritas.com.al/