Festimet për 28 nëntorin kanë kulmuar me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Sheshin ‘Skëndërbej’. Koncerti ka nisur me Elvana Gjatën dhe këngën ‘Kuqezi’, teksa siç mund të shihet në shesh janë qindra qytetarët që kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin në këtë mbrëmje.