-Shpëtimi i fëmijëve duhet të shpejtohet sepse priten shira gjatë ditëve që vijnë-.

Autoritetet Tajlandeze janë vënë në garë me kohën për të shpëtuar 12 djemtë dhe trajnerin e tyre të ekipit të futbollit që janë zënë në shpellë para dhjetë ditësh. Ata po shpejtojnë me parullën se po bëjnë çdo përpjekje për të evakuuar  grupin para shirave që pritet të vijnë këtë javë.

Grupi kishte humbur që nga përfundimi i stërvitjes në futboll në 23 qershor, dhe u gjetën të gjallë të hënën pasdite pas nëntë ditë kërkime.

Ekipi i shpëtimit tajlandez ka bërë kërkesë për maska të tjera zhytësish pasi kanë konstatuar se maskat që kanë janë shumë të mëdha për fëmijë, gjë që ka përhapur edhe spekulime se shpëtimi i fëmijëve është shumë i shpejtë. Maska e plotë e fytyrës është më e thjeshtë në përdorim për zhytje për njerëz që nuk kanë eksperiencë; ndërkohë raportohet se asnjeri nga fëmijët nuk di të notojë ose të zhytet- gjë që e rrit shumë rrezikun.

“Përderisa parashikohet për shira në ditët që vijnë, evakuimi duhet të kryhet shumë shpejt. Të gjitha mjetet e zhytjes do të përdoren. Nëse ngrihet niveli i ujit, puna do të bëhet më e vështirë. Ne duhet të nxjerrim fëmijët para shirave”, tha Anupong Paojinda, ministri i brendshëm, sipas gazetës ‘Bangkok Post’.

“Zhytja nuk është e thjeshtë. Ata që nuk kanë notuar ose zhytur ndonjë herë, do ta kenë më të vështirë, sepse shpella është shumë e ngushtë. Duhet të mësojnë të përdorin mjetet e zhytjes, atëherë rreziku bëhet më i madh për jetën, në çdo moment”.

Fëmijët u gjetën në gjendje shumë të dobët, por asnjëri nuk ka plagë- sipas zyrtarëve. Mjekët i kanë vizituar dhe punëtorët kanë shpërndarë gel energjetik për grupin në përpjekje për të rritur fuqinë e tyre. Ushqimi me mish derri dhe me oriz është bërë gati për t’u dërguar me kontejner notues.  Grupi ndodhet mes 800 m dhe 1 km poshtë sipërfaqes dhe afërsisht 2 km. brenda shpellës.

Veritas.com.al/