Trupat e rreth 1550 terroristëve palestinezëve janë gjetur pranë kufirit të Gazës, në territorin izraelit. Kjo është bërë e ditur nga “Jerusalem Post”, në llogarinë e tij në X. Numri i të vdekurve palestinezë pas sulmeve izraelite është rritur në 687, deklaroi nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, ndërsa të lënduarit janë 3726.

“Pushtimi izraelit zgjeron sulmet kundër ekipeve mjekësore, objekteve shëndetësore dhe ambulancave, duke rezultuar në vdekjen e 5 punonjësve shëndetësorë dhe plagosjen e 10 të tjerëve me lëndime të ndryshme”, thuhet në një deklaratë të ministrisë të postuar në Facebook.

Ndërkohë numri i ri i vdekjeve izraelite vazhdon të rritet dhe ka arritur në 900, ndërsa 2500 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë. Mediat ndërkomëbtare bëjnë të ditur se janë 750 persona të zhdukur dhe të paktën 100 pengje në duart e Hamasit. Mes tyre ka amerikanë dhe gjermanë dhe oficerë të ushtrisë izraelite.

Hamasi tha se pengjet civile do të ekzekutoheshin dhe vrasjet do të transmetoheshin nëse Izraeli synon Gazën pa paralajmërim.

Ushtria izraelite po vazhdon sulmin kundër militantëve të Hamasit me një forcë “si kurrë më parë”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa konflikti hyn në ditën e katërt pas një sulmi të papritur shkatërrues që vrau të paktën 900 njerëz në Izrael.

Më shumë se 137,000 njerëz po strehohen nga sulmet izraelite në strehimoret e OKB-së në Gaza. Strehëzat janë me kapacitet 90%, tha agjencia e ndihmës e OKB-së.