Sali Berisha ka bërë me dije se nga data 12 nëntor do të jetë protesta e radhës e opozitës.

“Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

‘Më 12 nëntor, opozita, PD, Partia e Lirisë dhe forca të tjera opozitare nisin betejën kundër regjimit të Edi Ramës. Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Po bien sirenat e alarmit”, tha Berisha.

Berisha njoftoi se së shpejti do të mblidhet fronti për shpëtimin e Shqipërisë.