Jetojme ne nje bote ku interneti ze vendin kryesor ne jeten e perditshme,por a e dini se cfare efektesh anesore ka ai?

Një studim i fundit danez ka treguar lidhshmëri mes valëve radiofonike dhe shëndetit, studentët kanë marrë 400 fara dhe i kanë ndarë në dy dhoma. Të dy grupeve u është dhënë përkujdesi i njëjtë, mirëpo njëri grup është vendosur në mes të dy ruterëve Wi-Fi. Pas 12 ditëve, farat që kanë qenë në dhomën me sinjal radiofonik kanë dështuar të dalin dhe të rriten ndërsa grupi tjetër është zhvilluar normalisht. Studiuesit dhe shkencëtarët planifikojnë të përsërisin këtë studim dhe të hetojnë efektin e FEM ndaj aktivitetit normal qelizor. Ne ndërkohë, është mirë që të bëheni më të vetëdijshëm për rreziqet që vijnë me teknologjinë rreth nesh. Përfshihuni në debate dhe flisni për rreziqet e këtyre fushave masive të energjisë. Fikeni ruterin kur nuk përdorni internet, do falënderoni veten më vonë për këtë gjë të vogël.