“24 AmericaNews” e nis lajmin kështu: Duhen më shumë prova se liberalizmi është një sëmundje? Dy përfaqësues të Shteteve të Bashkuara sapo janë arrestuar për komplot për vrasjen e Presidentit Trump. Këta nuk janë disa njerëz të peshkuar nga krahu ekstremist i të Majtës, këta janë njerëz tipik të një jete tipike për liberalët që janë kthyer në të çmendur për shkak të pushtetit dhe famës.

Harold Spunkmeyer (D-Illinois) dhe  Johnathon Leominster Jr (D-Massachusetts) janë marrë dhe dërguar në ambientet e ushtrisë nën dyshimin e terrorizmit dhe komplotit për vrasjen e  Presidentit. Disa nga ndihmësit e tyre të afërt si edhe pjesëtarë të familjes, gjithashtu janë ndaluar.

Siç u informuam, një repart special i Shërbimit Sekret po heton mbi rrjetin e tyre të afërt të miqve dhe të të tjerëve që do të kishte goditur Presidentin Trump.

Sipas një raporti, të dhënat ishin mbledhur nga kompjuterët ku ata planifikonin t’i zinin pritë presidentit gjatë udhëtimit të tij në Florida,. Akoma nuk është e qartë se ku saktësisht do të kryheshin sulmet; por agjenti i ngarkuar me çështjen e hetimit tha se ata ishin të sigurt se ishte një plan serioz i tyre për vrasje.

/Veritas.com.al/