Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Theth, ku dy turistë gjermanë kanë rënë në një humnerë në luginën e Valbonës, mes Thethit dhe Valbonës,, por njëri prej tyre fatkeqësisht ka humbur jetën. Turistja tjetër, një vajzë, është e plagosur dhe në gjendje të traumatizuar.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se helikopteri i ka lokalizuar dy turistët dhe po bën përpjekje për t’u ulur, por është e vështirë për shkak të terrenit. Grupi i turistëve përbëhej nga 4 persona, të cilët kishin humbur rrugën që duhej të ndiqnin.

Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë).