Vetëm gjashtë ditë para votimeve për kryetarin e Bashkisë në Dibër, në kulmin e fushatës, sot, 200 socialistë u deklaruan se lënë Rilindjen dhe bashkohen me Partinë Demokratike në opozitë. Deklarimi i ngjarjes ndodhi në momentin kur kryetari i PD në opozitë nodhej në Dibër në një miting me demokratët për zhvillimin e zgjedhjeve të 11 shtatorit.

Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin ata kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS.

Socialistët dibranë, teksa u deklaruan “të larguar” thanë se  “Edi Rama i ka harruar socialistët, ata enden rrugëve të papunë, pa bukë, ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish”.

Mjekju kirurg, Bashkim Murati është shprehur se, “nuk është Dibra vendi që udhëhiqet nga injorantë si ata që ka vendosur Edi Rama të përfaqësojë”.

Një tjetër anëtar i Partisë Socialiste, Ramazan Kaziu deklaroi se ky ishte një “takim për të shprehur një zemërim popullor dhe socialist”. “Lidhur me mbarëvajtjen e PS-së e cila për hir të së vërtetës me marrjen e pushtetit në 2013 dhe ne 2015 me elektoratin e vet po vjen duke u distancuar duke mos e dëgjuar duke mos kryer ato halle që kanë”, tha Kaziu.

Sipas tij, “ne jemi në prag të një votimi të rëndësishëm. Kryetari i bashkisë është shumë i rëndësishëm në jetën e një bashkie. Shrefedin Shehu (kandidat i PD)  është profesionit, ekonomist, administrator. Jam i bindur se ky burrë që ka sjellË PD-JA do ti menaxhoje siç duhet problemet e Dibrës. Mos te zhgënjehemi më me këto premtime boshe: “Do bëjmë rrugën e Arbrit do bëjmë asfaltime të tjera!”, etj. Këto premtime janë bërë dhe më parë nga PS po asgjë nuk është bërë. .. Nëse po e krijojmë këtë distancim dhe zhgënjim për partinë tone e themi se nuk na dëgjon, i ka lënë socialiste rrugëve, pa bukë pa pune. Zoti kryetar, Lulzim Basha, po të them dy fjalë se një djalë i zgjuar i thjeshtë me këmbë në tokë dhe jam i bindur se nuk do të na zhgënjesh si kryetari ynë, Edi Rama”, tha Kaziu.

Ndërsa Rem Ziu u shpreh se, pasi dhanë kontribute, qeveria i harroi. “Distancimi im do të jetë në këtë moment”, u shpreh Ziu.

Në Dibër votohet për kryetarin e ri të Bashkisë, mandati i të cilit mbahej nga një përfaqësues i Partisë Socialiste, i mburrur nga kryeministri Rama, i cili u kap në skandale seksuale dhe shpërdorim të pushtetit/ Veritas.com.al