Ishte parashikuar që disa të dënuar, kryesisht gra, të mitur dhe të moshuar, kanë përfituar nga amnistia dhe do të kalojnë festat e fundvitit jashtë qelive.

Në një dalje publike ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se nga 56 gra të dënuara me burg, 28 prej tyre kanë fituar lirimin e menjëhershëm nga këto institucione, ndërsa per disa të tjera do te kete ulje të dënimit me 1/3.

“Nga 56 gra të dënuara, u vendos për lirim të menjëhershëm për 28 gra. Ndërsa 28 gra dhe përfitojnë me ulje të 1/3 e dënimit. Përfitojnë gjithashtu dhe disa të dënuar të mitur. Ndërsa disa të tjerë përfitojnë me ulje dënimi 1/3. Një tjetër kategori përfituese janë dhe burrat mbi 60 vjeç, që nuk janë dënuar për vepra penale që ndalohen nga amnistia.”, tha Gjonaj.

Veritas.com.al/