Vala e të nxehtit që po përfshin Italinë në këto ditë është konfirmuar nga ekspertët, siç i ka shpjeguar Corriere della Sera-s, klimatologu Gianmaria Sannino. Kjo situatë mbivendoset me “simulimin klimatik” të zhvilluar nga shkencëtarët “që hipotizon skenarin më negativ”.

Vapa e papritur, dhe në veçanti intensive ka goditur sidomos Evropën veriore dhe zonat Arktike, duke lëshuar alarmin për shkrirjen e akujve: “Situata është shumë me e ndërlikuar dhe përfshin disa faktorë – shpjegon kreu i laboratorit te modelimit klimatik te ‘ Enea –s,-Ngrohja e zonave polare bën te zvogëlohet ndryshimi i temperaturës mes tropikut dhe Arktikut. Kjo dobëson korrentet e hedhura circumpolare, një lloj fjongo ajri qe fryn me shpejtësi të lartë nga perëndimi në lindje rreth 10 km në lartësi. Rrjedha e këtij korrenti, megjithatë, nuk është linear, por shpjegohet me rrjedhën e një lumi. Nëse shpejtësia ngadalësohet, ‘sythet’ në vend të ecin përpara mbeten të palëvizshme mbi një rajon duke bërë te shperndahet ajer me i nxehtë nga amplituda të ulëta. Stabilizohen zonat me presion të lartë me reshje të lehta ose pa. Ja përse prej javësh Skandinavia, Anglia dhe Gjermania veriore kanë regjistruar temperatura qe arrijnë ose tejkalojnë 30 gradë “.

Sinjalet e sotme janë një shenjë e asaj që do të ndodhë: “Duhet të veprojmë shpejt, siç tregohet në marrëveshjet e klimës në Paris, dhe në mënyrë drastike të reduktojmë CO2 dhe gazra të tjera te efektit serrë që i vendosim në atmosferë. Per fat te keq jemi duke bere shume pak dhe shumë ngadalë, ndërkohë që klima ndryshon me shpejtësi. Nuk jemi te vendosur  mire, por nuk jemi ende në një rrugë pa krye: mund të ndërhyhet me masa te guximshme politike dhe ekonomike e kolektive “.

Veritas.com.al/