Deputeti i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me platformën që prezantoi ditën e sotme Enkeljd Alibeaj për bashkimin e demokratëve.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, Paloka është shprehur se ndjen keqardhje për kolegët e tij, për të cilët thotë se nuk e kanë lexuar se çfarë iu është vënë përpara.

Ai tha se është keq nëse nuk e kanë kuptuar platformën, por është akoma më leë nëse e kanë kuptuar dhe e kanë firmosur me vetëdije.