Koment/

Këta gjetën rastin të përdorin përsëri ‘Unazën’, që mund të quhet edhe Astir për shkak se një dyqan boje me emrin Astir ishte aty para se familja presidenciale të niste ndërtimin e pallateve. Gjatë dimrit të kaluar kanë nisur lëvizjet e familjes presidenciale për të rekrutuar ‘skllevër’ të paguar që të protestojnë në sy të Evopës me qëllim që të mbrohen pallatet dhe posti presidencial. Stina e verës e gjeti presidentin nëpër male, zonjën e parë në plazhe, ndërsa Unaza ra në qetësi. Sot u zgjua përsëri me skllevërit që përplasen në rrugë në emër të dikujt që as vetë nuk e dinë.

Dhejtëra njerëz zunë rrugën të dielën pasdite kur qytetarët ktheheshin në familje pas një vakance në diell tetori. Familja presidenciale gjeti rastin të bezdisë njerëzit deri në pikën e mosdurimit.

Policia kishte për detyrë ligjore që të lironte rrugën për qytetarët.

Çfarë po ndodh mes ‘heronjve’ të ditës, që janë Unaza e Re, Meta president, Monika zonjë e parë ose e dytë dhe Luli një aktor ‘ naiv’ që bën herë si i Metës e herë si i Monikës?

Meta dihet se është në grahmat e fundit, duke u shkarkuar nga posti i presidentit. Ai është i vendosur që deri ditën e fundit (nuk besohet se do të ketë fund e keqja e tij), ai do të shkaktojë ose turbullira, ose budallallëqet e tij. Kësaj here ka vendosur të mbrohet me anët të skllevërve që banojnë në rrethinat e pallateve të veta. Meta si president e di se në datë 18 do të shpallet opinioni i BE për negociatat me Shqipërinë, prandaj ai i shkakton trazirat me qëllim që ky moment të vijë ‘me bojë të zezë’.

Monika ka futur në lojë edhe Lulin e PD. Deri tani e ka parë që Luli e ka ‘luajtur bishtin’ sa andej- këndej; madje edhe ka dyshuar se po bën një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Rama. Familja presidenciale ka lindur dhe vdes nëpër gropat e errëta, prandaj edhe i njeh aq mirë marrëveshjet e fshehta. Meta e ka njoftuar Monikën mbi këtë skenar.

Prandaj sot ka zgjuar Lulin që të vijë ‘urgjentisht’ te Unaza e Re, ndryshe, duke ikur, Meta do të kallëzojë komplotin me Bashën mbi planin e vitit 1997 me qëllim që t’i vihej flaka vendit dhe rajonit. Prandaj është trembur Luli dhe ka marrë rrugën sot për në Unazën e Re ku ka mbajtur një fjalim pa pikë ideje dhe kuptimi, duke lënë që të nënkuptohet se ‘nuk janë fjalët e mija’, Shpejt pritet një marrëveshje e tij me kryeministrin Rama, por sapo të groposet Meta.

Për këtë skenar sot bllokuan rrugën, detyruan të nxjerrin policinë në aksion, bezdisën qytetarët, si dhe burgosen nja tre a katër vetë që u treguan më naivë se të tjerët.

Në fund të një tuneli të vogël duket data 18 tetor, ku si Meta edhe Basha kanë një shpresë të përbashkët: Të mos hapen negociatat!

VERITAS.COM.AL/