Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për 19 të arrestuarit në kuadër të protestës opozitare të 16 Shkurtit.
Për 4 të arrestuarit dhe ish-kreun e INUV, Florenc Hoxha ka mbetur në fuqi masa “arrest me burg”. Ndërsa për të arrestuarit e tjerë ka mbetur pa ashtu në fuqi masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’.
Gjykata nuk pranoi ankimimin e avokatëve të protestuesve me pretendimin se ato duhet të ishin firmosur nga personat që ishin nën hetim.
Veritas.com.al/