Ambasadorja franceze në Tirane, Christine Vasac, ka komentuar mbi diskutimet e fundit mes PS dhe PD per listat e hapura dhe aleancat parazgjedhore. Ajo ka thene prere se “kjo eshte nje çështje teresisht shqiptare”.

Ka nje projekt te rieditimit te te gjithe Kushtetutes shqiptare. Kryeministri eshte shprehur ne menyre publike dhe ne Parlament ne lidhje me kete. Ka edhe nje qendrim te presidentit te vendit, i cili na mblodhi ne te gjithe ambasadoreve te BE dhe te Mbreterise se Bashkuar dje. Ju perket shqiptareve dhe vetem atyre qe ta trajtojne kete ceshtje. Ka nje kalendar i cili eshte vendosur dhe nese do te respektohet ose jo kalendari, kete do ta tregoje koha. Por do te duhet nje bashkepunim i maxhorances dhe opozites, ne menyre qe ne te marrim nje rezultat“- tha ajo.

Pyetjes nese listat e hapura dhe aleancat paszgjedhore, jane apo jo modeli i duhur per Shqiperine, ambasadorja iu pergjigj:

“Mos prisni nje pergjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse  kjo eshte nje çeshtje shqiptare”.

Pyetur nese pa nje reforme te plote ne sistemin e drejtesise dhe sistemin zgjedhor, cili do te jete qendrimi i BE per Shqiperine ajo tha:

“Ashtu si ju e dini, ne 25 mars jane hapur negociatat per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Duhet te fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk eshte dicka e re. Qellimi kryesor eshte qe te konkretizohet situata, ne menyre qe te kemi konferencen e pare nderqeveritare. Eshte gabim te themi papushim qe po shtohen kushtet per Shqiperine. Une ju sugjeroj qe te lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e meparshme. Interesi i Shqiperise eshte qe te mbahet sa me pare konferenca nderqeveritare dhe per kete eshte duke punuar ambasadori Zef Mazi i emeruar nga kryeministri”– tha ajo.

VERITAS.COM.AL/