Të paktën 5,600 mbështetës të të ashtuquajturit ‘Shtet Islamik’ (ISIS) janë kthyer në shtëpi në vendet e tyre, pas ISIS humbi terren në Irak dhe Siri, thotë një raportim i ri.

Qendra Soufan, një thinj tank i bazës së Shteteve të Bashkuara, thotë se 33 shtete kanë raportuar të ardhurit në dy vitet e fundit.

Në këtë shifër përfshihen edhe gjysma e 850 personave që kanë lënë Mbretërinë e Bashkuar për në ISIS.

Raporti thotë se të kthyerit- shumica e të cilëve janë të burgosur ose të shpallur si të humbur- do të paraqesin sfida të sigurisë për vendet e tyre edhe për disa vite të ardhshëm.

ISIS ka humbur shumë territore që dikur quheshin “të kalifatit” që u shpall në vitin 2014, dhe që tërhoqi mijëra xhihadistë nga gjithë bota.

JAvën e kaluar, aleanca e Kurdëve Sirianë dhe luftëtarë arabë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, thanë se kanë marrë nën kontroll të plotë rajonin Raqqa, që ishte ‘de facto’ kryeqytet i xhihadistëve.

Veritas.com.al/