Për të pestën ditë me radhë, disa te rinj në Tiranë protestuan, siç thane ata, ‘për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rashës’ nga efektivi i policisë.
Protesta nisi në mënyrë paqësore në sheshin “Skënderbej” me thirrjet “Drejtësi për Klodianin”, derisa ata nisen te sulmojne policine. Pas kesaj ata u shpërndanë me anë të gazit lotsjellës.
Policia u kërkoi disa herë protestuesve që të shpërndahen, pasi tubimet mbi 10 persona janë të paligjshme për shkak të pandemisë, por marshimi i tyre vazhdoi.
Pas grumbullimit prane selise se Kryeministrise ata iu drejtuan Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku u përballën me policinë.
Pasi disa të rinj qëlluan me gurë drejt policisë efektivët i shpërndanë ata me ujë dhe gaz lotsjellës.
Disa persona u shoqëruan në polici.
VERITAS.COM.AL