10 Dhjetor 20190

PRAGE (AP) – Gjashtë persona jane vrarë në të shtënat në një spital në lindje te Republikës Ceke të martën, tha kryeministri.

Policia fillimisht tha se ai qe qëlloi ishte i lirë. Pamjet e videos dhe fotografitë e publikuara nga radio publike më vonë treguan se policia arrestoi një person në vendin e ngjarjes por policia nuk konfirmoi menjëherë se ai ishte i dyshuari.

Kryeministri Andrej Babis i tha televizionit publik Cek se të shtënat u zhvilluan në një dhomë pritjeje. Sulmuesi hapi zjarr mbi kokat e njerëzve nga një distancë e afërt, tha Babis.

Ai tha se po shkonte drejt vendit te ngjarjes.

Zyrtarët fillimisht publikuan një foto të një burri me një xhaketë të kuqe për të cilin thanë se ishte i dyshuari, por më vonë thanë që ai person ishte një dëshmitar i rëndësishëm.

Të shtënat ndodhen rreth orës 7 të mëngjesit të së martës në spitalin Universitar në qytetin e Ostravas,i lokalizuar 350 kilometra (220 milje) në lindje të Pragës.

Zyrtarët thanë se njerëzit janë evakuuar nga klinika. Policia po rrit sigurinë rreth vendit të ngjarjes.

VERITAS.COM.AL/