Mbi 80 e ca role në kinema, nga “Pa frymë” (A bout de souffle) te “Burri nga Rio” (L’homme de Rio), nga “Borsalino” te “Professionnel”, Jean-Paul Belmondo, ose Bébel, siç e thërrasin, është një nga aktorët francez më të mëdhenj e më popullorë.
Sivjet Akademia e Çmimeve Çezar i bëri një homazh drithërues “Magnifique”-ut duke i dhënë Çezarin e Nderit për tërësinë e veprës së tij të Valës së Re (Nouvelle Vague) me filma popullorë që kanë hyrë në fondin e kinemasë botërore.
/Veritas.com.al/