Nga Misela Patrioti

Shoh rëndom një gazetari që nuk i afrohet gazetarisë, dhe nuk e kuptoj pse duhet të quhet e tillë, të paktën ata që e bëjnë ,mund ta pagëzojnë me një tjetër emër, e të bëhet një zanat që lëvrohet më tepër se vetë gazetaria.Nëse do të bëhesh gazetarë duhet ta mendosh mirë, pasi gjithmonë do të duhet të shkosh pas të vërtetës, duke mësuar në fillim mashtrimin, që në fund ta ndash nga e vërteta, duhet të jesh i përgatitur për çdo lloj situate dhe oferte që mund të të ofrojnë , por pa bërë kompromise. Duhet të kuptosh se nuk do të bëhesh i pasur edhe pse mund të lodhesh. Fatkeqësisht gazetaria është e politizuar, dhe jo pa arsye, por mungesat e mëdha ekonomike, pa të cilat nuk mund të jetosh, i detyrojnë gazetarët të ndjekin si qen besnikë interesat e krerëve të tyre. Gazetaria është praktikimi në vazhdimësi i një arti të veçantë.

Dikush mund të thotë që jemi ne që e krijojmë median, pasi ne jemi klientë ose konsumatorë, dhe në kapitalizëm një nga të dyja palët vendos nëse produkti do të jetë i suksesshëm apo do të lihet në harresë. Por media nuk është diçka mekanike që mund të funksionojë sipas këtij rregulli.Pasi në thelb publiku nuk është klient, por produkt i medias, pasi vetë media e zgjedh dhe formohet e tillë që të targetojë atë publik që ajo dëshiron të ketë. Por, sigurisht kjo bëhet në sajë të manipulimit të medias. Kjo e fundit ndërkohë nuk mund të mbijetojë pa një burim ekonomik, po flasim për reklamat, pushteti i të cilave mbi publikun është i madh, pasi vetë funksioni dhe qëllimi i reklamave është të ndikojë në opinionin publik, të manipulojë pubikun. Në një shoqëri demokratike, ku fjala e lirë është jetike, ky diskutim duhet të jetë i pranishëm, e të bëhet pjesë e ditës, pavarsisht se edhe ky diskutim përdoret nëpër emisione televizive sërish për të njëjtën funksion, të rrisë audiencën, dhe të tregojë “transparencë”.

1327573427-media_lire

A kemi gazetarë të cilët kanë lirinë e fjalës pa u ndikuar nga politizimi i medias në të cilën punon? Si mund të krijohet një terren neutral, ku të mos dëgjohet vetëm fjala e më të fortëve? Si mund të ndërtohet një gazetari e mirëfilltë? Si mund të bëhet media publike, vërtet publike?

Sigurisht të jetë gazetar nuk mjafton vetëm dëshira, jam dakort që pasioni dhe instikti janë baza për të qenë një gazetar i mirë, por pjesa akademike është ajo që vulos këtë rrugëtim. Ai duhet të dijë mirë 10 urdhëresat e gazetarisë, duhet të dijë çfarë është gazetaria, cilat janë karakteristikat e një gazetari, a i përmbush ai të gjitha këto cilësi. Duhet të ketë veshë e sy të mprehtë që të dallojë detajin, detaj që të çon te e vërteta. Le ta kthejë kulturën e akademisë në mirëkuptim.

Një gazetar duhet të dijë:

Cilat janë mjetet e informimit?

Çfarë është lajmi?

Cilat janë karakteristikat e lajmit?

Çfarë është publiku dhe porosia?

Cila është gjuha e gazetarit?

Çfarë transmetohet me gjuhën e mediumeve?

Çfarë duhet të kemi parasysh kur shkruajmë një lajm?

Si shkruhet një lajm?

Cilat janë llojet e lajmit?

Çfarë janë burimet e një lajmi?

Si përcillen rrëfimet e burimeve te lexuesit?

Çfarë është atribuimi?

Cilat janë mënyrat e citimit?

Cilat janë mënyrat e strukturimit të lajmit?

Çfarë është sfondi?

Si strukturohet një lajm?

Pse titullohet një lajm?

Pse një rrëfim, një këndvështrim?

Çfarë është raporti?

Çfarë është intervista?

Një gazetar duhet të riijë besnikë së vërtetës, duhet të ketë disa cilësi si:

1.Të palodhur

2.Me iniciativë

3.Kurreshtarë

4.Të besueshëm, pavarësisht nga presionet

5.Të ditur

6.Me ndjenja

7.Kurajozë

8.Realiste