Gazeta “The N.Y. Times” ka hedhur një vështrim mbi personelin e administratës së Donald Trump, e cila- sipas gazetës- duke mos i plotësuar vendet vakant, ka mbetur mbrapa në funksionim. Sigurisht ajo është një administratë shumë më pak e ngarkuar se Obama, por nuk janë plotësuar ende postet e domosdoshme. Deri tani janë aprovuar 18 anëtarë të kabinetit të Trump, por janë akoma edhe 500 poste të tjerë kritikë që duhen plotësuar, duke vendosur të tjerë në vende të paraardhësve.

Kësaj të Shtune, Donald Trump ka dërguar 36 emërime në senat, krahasur me 70 që kishte emëruar Obama për të njëjtat poste në vitin 2009. Kjo sipas shifrave që krahasohen nga Qendra e pavarur për Tranzicionin Presidencial. Dhe Zyra për Etikën Qeveritare ka marrë vetëm 63 raporte të hapura nga emërimet e zotit Trump më 5 Mars, më pak se një e treta e 228 anëtarë të ekipit që kishte pranuar Obama në të njëjtën datë në vitin 2009.

/Veritas.com.al/