Në GJKKO mbahet sot seanca e radhës për gjyqin e aferës Partizani, me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Jamarbër Malltezi dhe 3 të tjerë.

Në seancën e kaluar, GJKKO rrëzuar kërkesën e Berishës dhe të pandehurve të tjerë për pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani nga SPAK, me argumentin se kërkesa është e pabazuar në ligj dhe në prova. Bëhet fjalë për vendimet e marra nga gjyqtarja e hetimeve paraprake Irena Gjoka, e cila prej kohësh është nën sulmet e ish-kryeministrit Berisha.

Një tjetër kërkesë që rrëzoi GJKKO ishte edhe ajo e kompanisë Kontakt, e cila kërkonte gjykim të shkurtuar dhe ndarjen e çështjes.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *