Po kërkoni punë? Rreth 6 mijë vende të lira ka shpallur Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive në faqen e saj zyrtare.
Përgjegjësja e Sektorit të Shërbimeve dhe Punësimit tregon se ofertat më të shumta vijnë nga biznese në qytetet e mëdha të vendit, Tiranë, Durrës Vlorë dhe Shkodër.
Sipërmarrësit kërkojnë kryesisht punonjës në moshë të re, nga zanatçinjë e deri tek ata me diplomë universiteti.
“Nëse përpara kishim industrinë përpunuese, tani interesi është rritur në fushën e teknologjisë së informacionit, turizmit, ndërtimit. Punëdhënësit janë gjithnë më tepër të prirur ndaj të rinjëve.”
Edhe ineresi i të rinjve është rritur.
Sipas Përgjegjëses së Sektorit të Shërbimeve dhe Punësimit nëse më parë kërkesat për punë ishin nga moshat 40 -55 vjeç tashmë 1/3 e tyre vjen nga ata deri në 29 vjeç.
Por kur u prezantohen kushtet e punës, jo të gjithë janë dakord me vendin e ofruar.
“Ka mospërputhje bizneset kërkojnë aftësi më të mira, punëkërkuesit mund të mos i kenë aftësitë, por dhe dëshirën për punën që i ofrohet për shkak të orareve të zgjatura e pagave
Punëdhënësit, pasi regjistrohen i shpallin vendet e lira në portalin puna.gov.al. Njësoj mund të bëjnë dhe të interesuarit për punë. Mjafton të hapin llogarinë e tyre dhe të aplikojnë direkt për vendin që iu intereson.