Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka vijuar takimet me partitë aleate mbi unifikimin e qëndrimit të opozitës për krijimin e një qeverie teknike.

Këto ditë ka pasur takime me kryetarin e Lëvizjes Kuq e Zi dhe po përgaiten takime me krerët e parive të tjera politike. Gjithashtu kryetari i PD u takua me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i cili pas bisedës prej afro 60 minuta me Lulzim Bashën, mbështeti idenë e qeverisë teknike, por me përfshirjen e PS.

Duka tha se me liderin e opozitës ishte diskutuar edhe mundësia e protestave

 

Kreu i PAA, Agron Duka, në prononcimin dhënë për mediat, është shprehur se një qeveri teknike, realizohen me përfshirjen e të gjithave forcave politike, në mënyrë pohoi kreu i PAA-së, që të keni zgjedhje të lira.

 

Pyetje: Zoti  Duka, çfarë diskutuat me zotin Basha?

Duka: Dihet që folëm për problemet e ditës. Problemet që kemi në politikë si problem i zgjedhjeve të lira të ndershme, problem për një qeveri teknike. Natyrisht që jemi në kohezion, në të njëjtin mendim si PD ashtu edhe opozita.

 

Pyetje: Si mund të arrihet një qeveri teknike?

Duka: Nuk po e shpjegoj unë këtë pasi e ka thënë vetë Basha. E kanë thënë edhe anëtarë të tjerë të opozitës. Duke qenë se ka pakënaqësi në rritje popullore qoftë edhe për shkaqe ekonomike, duke qenë se ka një mosbesim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, mendohet

 

që nëse nuk shkohet me qeveri teknike atëherë do të jetë e vështirë që vota të jetë e lirë dhe që njerëzit të kenë besim që vota që ata hedhin të shkojë aty ku duhet. Kështu që nëse bëhet një qeveri teknike, natyrisht me përfshirjen e të gjithë forcave politike qoftë edhe me PS-në, mendohet dhe kështu është realiteti që ka më tepër mundësi që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme.

 

Pyetje: Kur thoni për PS-në, thoni për disa deputetë të saj apo për PS…

Duka: Jo, mendoj të arrihet një marrëveshje institucionale me të gjitha partitë politike, përfshi këtu edhe Partinë Socialiste. Këtu nuk bëhet fjalë për trafik deputetësh. Nëse jo, atëherë padyshim do të vazhdojnë rrugët normale që mund të bëjë një opozitë siç janë ato mitingjeve, pakënaqësisë popullore. Kjo shkon me të njëjtën kohë edhe me situatën e rëndë ekonomike. Unë kam lëvizur shumë kohët e fundit në fshatrat e Shqipërisë për ristrukturimin e Partisë Agrare ambjentaliste dhe kam parë që gjendja e fshatit është shumë e dobët. Shumicën e premtimeve që janë bërë në fushatë nuk janë mbajtur. Kështu që duke pasur parasysh gjendje ekonomike dhe atë që synohet nga të gjithë që të ketë liri, sepse edhe Reforma në drejtësi për atë u bë,sepse nëse nuk ka votë të lirë nuk ka drejtësi. Mendoj që me një reagim popullor mund të arrihet të shkohet në zgjedhje me qeveri teknike.

Pyetje: i keni diskutuar sot edhe idenë protestave?

Duka: Natyrisht që po