Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, i cili ironizoi sot aleatët e koalicionit opozitar.
Reagimi i Dukiës:
O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA.
Nuk habitem më, kështu burri je, me një ” R ” tjetrën nuk e ke merituar kurrë.
Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.
Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton….
“Agron Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me taxhinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula”, tha Rama më herët.
VERITAS.COM.AL