Nga Jonida Hitoveizi/
Akademiku Rexhep Qosja ka folur për dritare.net lidhur me aktualitetin në dy vendet, Shqipëri dhe Kosovë, ku thekson se dy liderët, Edi Rama e Albin Kurit në emër të ndryshimit për të cilin janë votuar, duhet të krijojnë një gjuhë politike të përbashkët në të mirë të të dy vendeve.
Qosja gjithashtu e quan gabim të Bashkimit Europian mos-hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa jep edhe një mesash për 75 vjetorin e çlirimit të vendit.
Akademiku i njohur ishte prezent në Tiranë, për promovimin e vëllimin e tetë të ditarit “Dëshmitar në kohë historike”, botuar nga Shtëpia Botuese “Toena”
Pyetje:
Profesor diçka për atë që po ndodh me politikën në dy anët e kufirit. Në Kosovë fitoi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, ndërsa në Tiranë kemi një krizë politike. Çfarë po ndodh me shqiptarët sipas jush?
-Me minishengen apo pa Minishengen, këto vende të Ballkanit Perëndimor janë vetëm disa, ndërsa Ballkani është më i gjerë. Ekziston me shekuj. Edi Rama ka thënë në Beograd diçka që se ka thënë asnjë politikan shqiptar para tij. Diçka për Pavarësinë e Kosovës. Atë që ka thënë ai nuk e ndryshon kurrë, por e mbron. Unë do të dëshiroja që politikanët e sotëm të Kosovës, që kanë sjellë ndryshime, Albin Kurti që fitoi me ndryshimet që ka në program edhe Edi Rama që ndryshon nga modelet e politikanëve, të kenë një bashkëpunim më të dëshmuar në paraqitjet, mendimet edhe bashkëpunimet e tyre. Ai bashkëpunim, marrëveshje dhe mirëkuptim i tyre do të jetë në të mirë të Shqipërisë edhe të Kosovës, në të mirën e të gjithë Shqiptarëve, në të mirën e Shqipërisë së përbërë prej Shqipërisë edhe Kosovës së bashkuar
Pyetje:
Si mendoni se do të ndikojë mos-hapja e negociatave për Shqipërinë?
-Mos-hapja e negociatave ishte një gabim i Bashkimit Evropian. Unë shpresoj se këtë gabim BE-ja do ta korrigjojë.
Pyetje:
A keni një mesazh për shqiptarët në 75 vjetorin e çlirimit të vendit ?
-Shqiptarët duhet të kuptojnë situatën historike në të cilën jemi. Kjo nuk është gjendje përfundimtare, por një gjendje që nuk ka marrë fund, është një gjendje në zhvillim e sipër. Duhet të kuptojmë se ne jemi duke ndryshuar dhe duhet të ndryshojmë në të mirën tonë. 75 vjetori duhet të kuptohet si 75-vjetori i arritjes së madhe, të cilin ne duhet ta pasurojmë dhe ta çojmë përpara, me kontributet tona, me punën tonë, me përpjekjet tona, me mendimet tona, me ndjenjat tona, me bashkëpunimin tonë./ Dritare.net/