Nëse keni bërë aksident dhe shoqëritë e sigurimit ju sorollatin për t’ju paguar dëmin që ju takon në bazë të ligjit, ashtu siç ka ndodhur rëndom vitet e fundit, tashmë e keni një zyrë ku të ankoheni. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) ka vendosur së fundmi, që në strukturën e re të shtojë edhe një Drejtori për Mbrojtjen Konsumatore, e cila do të merret me trajtimin e ankesave të të siguruarve.

Njoftimi u dha pak para se të shfaqej lajmi për një aksident automobilistik në Laprakë, që sapo ka ndodhur, ku u përplasen katër makina.

AMF strukturë do të trajtojë në mënyrë të paanshme dhe brenda afateve të gjitha ankesat që do t’i paraqiten, si dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi ia kthen për rishqyrtim shoqërisë së sigurimit, çështjen e ankimuar. Sipas AMF, çdo person i dëmtuar, i cili përfiton dëmshpërblim nga shoqëritë e sigurimit dhe mbetet i pakënaqur për mënyrën e trajtimit të dëmit, masën e dëmshpërblimit apo refuzimin e saj, pasi ka depozituar një ankesë pranë shoqërisë së sigurimit trajtuese e dëmit, mund të kontaktojë apo të depozitojë një ankesë në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare në adresën: Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Rruga “Dora D’istria” Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë, Albania; Tel: + 355 – (0) – 4 – 2257560; Email: [email protected].

 

Veritas.com.al/