Polici i FNSH, Sokrat Lelaj dhe gruaja e tij Fatbardha Lelaj, ndërruan jetë nga aksidenti tragjik në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzmadh të Fierit. Nga aksidenti ndërroi jetë edhe 78-vjeçarja Bylyre Salaj, vjehrra e efektivit.
Çifti Lelaj lanë pas dy fëmijë të moshës 29 dhe 25 vjeç. Bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 mbetën të vdekur 3 persona dhe 3 të plagosur pasi dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti, mbetën të plagosur 3 anëtarë të familjes Skëndreaj, Gerti Skënderaj 43 vjeç Gladiola Meraj 31 vjeç dhe vajza e tyre 6-vjeçare.