Katër punonjës policie në komisariatin e Peqinit janë pezulluar nga detyra nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ata akuzohen se me veprime dhe mosveprime konkrete, kanë lejuar zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të kultivimit të bimëve narkotike të dy rasteve në banesën e një personi.
Në datën 13 shtator ky shtetas është arrestuar nga policia e Elbasanit për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur bimë të llojit kanabis sativa.
Hetimet vazhdojnë për përfshirjen dhe të punonjësve të tjerë në këtë aktivitet kriminal