Nga: Roberto Fabbri
Një betejë e hapur mes Presidentit Joe Biden dhe opozitës republikane. Biden përdori një gjuhë shumë agresive pasi udhëheqësi i Senatit Republikan Mitch McConnell e bëri të qartë se partia e tij nuk do të votojë në mbështetje të rritjes së borxhit (“Meqë eshtë e qarte se Demokratet kane për qellim te qeverisin vetë,athereduhet te jene ne gjendje te gjejne paratë vetë për të financuar axhendën e tyre”). Presidenti akuzon republikanët për “sjellje hipokrite, të rrezikshme dhe të pamatur”, dhe për pengimin e mbulimit të borxheve të krijuara nga administrata e tyre e mëparshme e Trump. Nëse limiti i borxhit nuk ngrihet (dhe Kongresi ka afat deri më 18 tetor për ta bërë këtë), tha Biden në mënyrë melodramatike, “një meteorit së shpejti do të godasë ekonominë tonë sepse tani për tani nuk mund të garantoj që defaulti do të shmanget”.
Presidenti këmbëngul në aspektet ekonomike të krizës së borxhit, duke deklaruar se nëse nuk rritet, siguria e bonove të thesarit të SHBA do të rrezikohet. Jo vetëm kaq: kriza e borxhit amerikan sipas tij “kërcënon statusin rezervë të dollarit amerikan si një monedhë botërore në të cilën mbështetet bota”. Por prapa kësaj beteje me fjalë të ashpra ka në realitet një konfrontim thjesht politik, i cili ka në qendër natyrën e axhendës së administratës Biden dhe aftësinë e saj për të arritur ta vërë në veprim.Kjo eshtë, argumentojnë republikanët, një axhendë e “taksave dhe shpenzimeve” për të cilën Biden, po përpiqet të marrë, përveç atyre të tyre – mbështetjen e krahut më të majtë të partisë së tij, të udhëhequr nga deputetja e re Njujorkeze Alexandra Ocasio- Cortez.
“Socialistët amerikanë” pretendojnë të kushtëzojnë mbështetjen e tyre për axhendën Kejnesiane të investimeve të forta në infrastrukturë kërkuar nga presidenti në angazhimin nga ana e tij për të mbështetur, në fakt, të tyren, të përbërë nga shpenzime publike ne avantazh të fashave sociale më të varfra.Një moment vështirësie për Biden, të cilin, me sa duket, republikanët e konsiderojnë politikisht të përshtatshëm për të përfituar duke mohuar votat e tyre, dhe duke mos hezituar të tundi spektrin e default-it para amerikanëve.
Kanë mbetur akoma edhe gati dy javë deri në limitin e 18 tetorit, dhe është e lehtë të parashikohet se për disa ditë intensiteti i polemikave mes dy palëve do të rritet. Tashmë javën e kaluar republikanët kishin bllokuar një ligj të Dhomës (ku demokratët tani përfaqësojnë shumicën) që do të kishte rritur kufirin e borxhit, si dhe ndalimin e përpjekjes së demokratëve në Senat për të dërguar një ligj të ngjashëm në Dhomë. Në këtë pikë Biden, i cili dëshpërimisht po kërkon një “shtyp të mirë” pas kaq shumë dështimesh, ka vendosur të kalojë në kundërsulm, duke peshkuar me plot duar nga repertori i tij i ekspertit polemist.
VERITAS.COM.AL