Gazeta e përjavshme gjermane, “Der Spiegel”, vite më parë kishte sjell një artikull për Kosovën, e protagonist ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili e cilësonte Amerikën fuqi koloniale në Kosovë.

 Albin Kurti, të cilin “Der Spiegel” e cilëson si një njeri elokuent, problemin më i madh për të ishte qeveria e Kosovës.

Kurti për këtë gazetë kishte thënë se “Kosova ndoshta formalisht është shtet i pavarur, por në të vërtetë nuk është sovrane”.

 Gazeta në këtë artikull të vitit 2011 përmend ndikimin që Beogradi ka nëpërmjet mësuesve, policëve dhe mjekëve që rrogat marrin nga buxheti i Serbisë.

Tuje lideri i VV’së që tashmë pritet të jetë edhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar atë botë për gazetën gjermanë se, kryeministri Hashim Thaçi është “hajduti që vjedh nga populli i vet dhe qeveris si kukull e fuqisë koloniale të SHBA’së”.

KËTU mund ta lexoni artikullin e plotë të gazetës së famshme gjermane “Der Spiegel”.

Duhet theksuar se VV edhe më parë kishte shkruar komunikata kundër politikanëve amerikanë, siç është rasti me presidentit Joe Biden, me titull “Bideni e di mirë…” që tashmë kjo parti e ka ‘zhdukur’ nga faqja e tyre online.

Kurti ka pasur gjithashtu përplasje të ashpra edhe me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedime Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ku ky i fundit ka reaguar edhe ndaj qëndrimit të Kurtit mbi ambasadën e Kosovës në Izrael, i cili pas takimit me ambasadorin turk ka thënë se do të ri-shikoj marrëveshje e Washingtonit, ku Kosova zotohet se do të ta vendos ambasadën e saj në qytetin e Jerusalemit.

VERITAS.COM.AL

S