Kryetari i partisë nacionaliste opozitare ‘Aleanca Kuq e zi’ i ka bërë thirrje sot kandidatit të PS për kryetar Bashkie në Kavajë që të tërhiqet nga kandidimi.

Më 7 Maj në Kavajë zhvillohen zgjedhjet jashtë kohe të kryetarit të Bashkisë pasi ish kryetari Roshi u përjashtua nga posti për shkak të përzierjes së tij në krime me trafik njerëzor dhe prostitucion.

Kandidati i zgjedhur nga PS është Klodian Shehi, ndihmës i Roshit. Zgjedhjet janë planifikuar të bëhen pa kandidat nga opozita dhe pa pjesëmarrjen e Opozitës. Opozita, e cila ndodhet në protestë ‘për zgjedhje të lira’ që nga 18 shkurti, ka thërritur një miting proteste kombëtare në Kavajë më 7 Maj.

Aleanca Kuqezi thotë se shikon rrezik nga ‘bandat e kokainës’ që do të nxisin përplasje civile mes qytetarëve. Shumë militantë të AK kanë manifestuar sot me pankarta në duar në kryeqytet ku shkruhet kërkesa për ‘tërheqje’, Zgjidhja më e mirë për AK është ‘tërheqja me vullnet’ e kandidatit për kryetar Bashkie, Shehi.

/Veritas.com.al/