Alfred Rushaj ka hequr dorë nga mandati i deputetit në Partinë Demokratike.

Mësohet se Rushaj do të dorëzojë në Kuvend mandatin e tij duke i hapur rrugë një tjetër demokrati të futet në parlament.

Pak muaj më parë, pas ndarjes së Partisë Demokratike në dy kampe ai dha dorëheqjen edhe nga posti i kreut të grupit parlamentar të selisë blu.

Gazeta TemA mësoi se dhe Grida Duma do heqë dorë nga mandati i deputetes, pasi do i hyjë gazetarisë.

Ajo do drejtojë një emision në Top Channel çdo të hënë dhe të enjte.